Prej Turqisë në Shkup, vendi pranon 10 shtetas të Afganistanit

Arrijnë në Maqedoni të Veriut edhe 10 shtetas të Afganistanit, emigrantë dhe të përndjekur nga talebanët në Kabull. Periudhën e fundit ishin të vendosur në Turqi, ndërsa në vendin tonë janë vendosur në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Qeverisë. Vendndodhja e tyre nuk bëhet e ditur për arsye sigurie, ndërsa mësohet e të njëjtit i janë nënshtruar të gjitha kontrolleve mjekësore.
Të martën do të arrijnë edhe 97 shtetas të tjerë të Afganistanit, punonjës të NDI-it amerikan në Kabull. Ardhja e tyre në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit është parashikuar në orën 15, ndërsa pas kontrolleve mjekësore do të sistemohen në adresat e parashikuara në planin e Qeverisë. Me ardhjen e tyre, Maqedonia e Veriut e çon në 300 numrin e emigrantëve të sistemuar në vend, përfshirë grupin e parë të ardhur në fund të muajit gusht.
Emigrantët nga Afganistani:
31 gusht 2021 | 149 shtetas afgan |
15 shtator 2021 | 44 shtetas afgan |
04 tetor 2021 | 10 shtetas afgan |
05 tetor 2021 | 97 shtetas afgan |
https://youtu.be/qyeLfA3aWvQ
Në përputhje me dispozitat ligjore, qëndrimi i tyre në vendin tonë si fillim është i rregulluar për 90 ditë, ndërsa më pas fitojnë të drejtën e nisjes së procedurës së azil kërkimit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtetet e para të rajon që hapën dyert për emigrantë nga Afganistani, të përndjekur politik nga regjimi talibanez në Kabull. Akomodimi i tyre përveç në qendrat e azil kërkimit është bërë edhe nëpër hotele të caktuara, ku janë shtuar masat e sigurisë dhe janë përshtatur kushtet për qëndrim të sigurt.
Adrian Kerimi