Premier Liga angleze vjen me dy takime interesante

Premier Liga angleze do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 30-të. Dy përballjet më interesante të programit të sotëm do të jenë mes Leicester City e Manchester City dhe Arsenal kundër Liverpoolit, përcjell KosovaPress.

Pas 29-të ndeshjeve, Leicester gjendet në vendin e tretë në tabelë me 56-të pikë, ku ka regjistruar 17-të fitore, pesë barazime dhe shtatë humbje, kurse kundërshtari i sotëm i tyre Manchester City, pas 30-të xhirosh kryeson tabelën me 71 pikë, 14-të më shumë se vendi i dytë Manchester United.

Në anën tjetër, Arsenali do të presë në shtëpi kampionin aktual të Premier Ligës Liverpoolin, ku të dy skuadrat nuk janë në formën më të mirë të tyre në këtë sezon.

Pas 29-të ndeshjeve, Liverpooli zë vendin e shtatë në tabelë, me 13-të fitore, shtatë barazime dhe nëntë humbje, kështu duke arkëtuar 46-të pikë, pesë pikë më pak se vendi i katërt, Chelsea.

Ndërsa, Arsenali pas 29-të xhirosh ka regjistruar 12-të fitore, gjashtë barazime dhe 11-të humbje, duke u pozicionuar në vendin e nëntë, me gjithsej 42 pikë, katër sosh larg Liverpoolit.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.

16:00 Leeds United (11) – Sheffield United (20) (Stadiumi Elland Road)

18:30 Leicester City (3) – Manchester City (1) (Stadiumi King Power)

21:00 Arsenal (9) – Liverpool (7) (Stadiumi Emirates)

LEXO EDHE:

Back to top button