Premierliga nderron Allan Shirerin dhe Tieri Anri

Premierliga do të ndajë një çmim “Premier League Hall of Fame”, ku legjendat e ligës janë duke u nderuar nga Federata angleze.

Fillimisht, çmimet inaguruese janë ndarë për Alan Shirerin dhe Tieri Anri, sulmues të cilët janë ende ndër golashënuesit më të mirë në ligë. Shirer është në vendin e parë me 260 gola në 441 paraqitje, ndërsa Anri ka 175 gola në 258 paraqitje.

Shirer dhe Anri, janë futbollistët e parë që nderohen me këtë çmim dhe pas tyre pritet të vijojnë futbollistë të tjerë që kanë arritje në Premierligë.

LEXO EDHE:

Back to top button