Premtimi për spital të ri në Strugë nuk u realizua

Premtimi për spital të ri në Strugë nuk urealizua

Gazetar: Miki Trajkovski

Nuk ka asgjë nga premtimet e qeverisë se Struga do të bëhet me spital të ri modern. Pavarësisht paralajmërimeve të disa viteve më parë, se spitali do të ndërtohet në dalje të qytetit në drejtim të pikës kufitare të Qaf Thanës, i njëjti mbeti vetëm në letër kurse struganët vazhdojnë të trajtohen në kushte joadekuate, ndërsa mjekët dhe stafi punon në objekt të vjetër, të ndërtuar në vitet e gjashtëdhjeta. Disa nga repartet janë të vendosura në baraka në kushte të papërshtatshme hapësinore.

“Është mirë të kemi kushte më të mira, por edhe ne i përshtatemi këtyre kushteve. Blloku operativ është më i ri, por kushtet janë të njëjta, ky është spital i vjetër, muret po shemben, do të bien kurse makijazhi që është vendosur nuk mban”, deklaroi Zllatko Llazarevski – shef i repartit kirurgjik.

Drejtori Armend Arsllani thotë se pas 60 viteve nga ndërtimi i spitalit, një pjesë e kirurgjisë, radiologjisë dhe pediatrisë janë rinovuar.

“Spitali i Strugës po ndryshon dita-ditës në të gjitha aspektet dhe ne jemi krenarë që ky institucion po i kthehet dinjitetit të merituar dhe po nxjerr në pah vlerat e tij, duke kontribuar kështu në përmirësimin e kushteve dhe rritjen e standardit të qëndrimit në spital për të gjithë pacientët,” tha Armend Arsllani- drejtor i Spitalit të përgjithshëm, Strugë.

Edhe kreu i Komunës së Strugës Ramiz Merko kishte plan për spitalin e Strugës. Ai premtoi se do të ndërtohej një spital i ri me partneritet publik-privat, por kjo nuk ndodhi. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button