Presidenti armen diagnostikohet me koronavirus në Londër

Presidenti i Armenisë, Armen Sarkisian, u diagnostikua me koronavirus gjatë një vizite në Londër.

Ai udhëtoi atje për një operacion në këmbë, por përjetoi edhe simptoma që lidhen me koronavirusin, raportuan të martën agjencitë armene të lajmeve.

Sipas tyre, Sarkisian, 67 vjeç, është vetizoluar dhe vazhdon të punojë.

Londra është duke përjetuar një rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, shpalli të hënën një bllokim të ri për Anglinë, për të frenuar përhapjen e rasteve.

Sarkisian i bashkohet një liste të gjatë të liderëve dhe zyrtarëve botërorë që kanë kontraktuar koronavirusin, përfshirë këtu Johnsonin dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, ka dalë pozitiv vitin e kaluar.

Armenia ka raportuar mbi 160,000 raste me koronavirus dhe mbi 2,800 viktima.

 

LEXO EDHE:

Back to top button