Regjistrohen 9 viktima dhe 580 raste të reja me Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2431 teste, prej të cilave 580 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë: Shkup-254, Kumanovë-32, Dibër-10, Shtip-12, Prilep-30, terovë-21, Strugë-7, Velës-28, Manastir-23, Ohër-23, Kavadar-30, Gostivar-18, Gjevgjeli-15, Strumicë-17, Kriva Pallankë-7, Radovish-1, Koçanë-6, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçev-1, Berovë-9, Vallandovë-3, Vinicë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-12, Resnjë-5 dhe Negotinë-9.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 572 pacientë të shëruar si dhe 9 pacientë të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19. Tre viktima nga Shkupi, një nga Manstiri, tre nga Strumica, një nga Kërçova, një nga Resnja. Të gjithë pacientët kanë nderuar jetë në kushte spitalore.

LEXO EDHE:

Back to top button