Presidenti bullgar për vizitë pune në Greqi

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev sot do të qëndrojë për vizitë pune në Greqi, ku do të takohet me presidenten greke Katerina Sakelaropulu dhe me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis.

Siç njoftohet nga kabineti i Radev, në takim pritet të diskutohet prespektiva për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, për zhvillimin e tregtisë dhe ekonomisë mes dy vendeve, ppër çështjet evropiane si dhe për bashkëpunimin rajonal në Ballkan.

Gjatë vizitës, Radev do të mbajë ligjeratë para Organizatës Evropiane për të Drejta Publike.

LEXO EDHE:

Back to top button