Presidenti i Federatës së Gjermanisë, ofron dorëheqjen

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) Fritz Keller ofroi dorëheqjen e tij, pas përfundimit të debatit në gjykatën sportive, për shkak të një komenti nazist drejtuar nënkryetarit dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të DFB duhet të lënë postet e tyre.

Keller, i cili mori detyrën në shtator 2019, me synimin për të reformuar një organizatë të goditur nga skandalet për pagesa të parregullta, përballet me një vendim të gjykatës sportive mbi komentet e bëra nënkryetarit Rainer Koh.

“Presidenti Fritz Keller në një vendim që ai e bëri vetë deklaroi gatishmërinë e tij kryesore për të dhënë dorëheqjen si president pas përfundimit të procedurave në Gjykatën Sportive të DFB të hënën, 17 maj,” thuhet në kumtësen e DFB-së.

Muajin e kaluar, Keller e quajti Kohun, një gjykatës civil, “Freisler”, një referencë ndaj gjykatësit famëkeq nazist Roland Freisler, një pjesëmarrës në një konferencë të vitit 1942 në të cilën nazistët paraqitën “zgjidhjen e tyre përfundimtare” për shfarosjen e hebrenjve.

LEXO EDHE:

Back to top button