Presidenti i Filipineve: Të arrestohen të pavaksinuarit që dalin nga shtëpia

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte kërkoi sot të arrestohen të pavaksinuarit që nuk respektojnë detyrimin për të qëndruar në shtëpitë e tyre. Thirrja vjen ndërkohë që vendi është në periudhën e kufizimit më të rreptë, që synon ndalimin e rritjes së rasteve të lidhura me variantin Omicron.

Qeveria e Filipineve ka rritur kufizimet në kryeqytet, Manila dhe zona të tjera këtë javë, pasi u trefishua numri i rasteve gjatë dy ditëve të fundit.

Në këtë kuadër, qytetarët e pavaksinuar duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë periudhës së masave të reja, të cilat do të qëndrojnë në fuqi deri në mes të janarit dhe do të mund të dalin vetëm për të blerë gjërat e nevojshme.

“Përballë emergjencës kombëtare  i urdhëroj ata (autoritetet lokale) të gjejnë të pavaksinuarit dhe t’u kërkojnë të mos lëvizin. Dhe nëse ata refuzojnë, nëse largohen nga shtëpitë e tyre atëherë autoritetetduhet t’i arrestojnë”, tha Presidenti Duterte në një mesazh të regjistruar.

LEXO EDHE:

Back to top button