Presidenti i Interit premton mijëra euro, për finalen e Stambollit

Presidenti i Interit, Stiven Zhang ka në kokë vetëm një ide, si të kalojë rivalët e të njëjtit qytet në garën dyshe për një vend në zonën Champions. Objektivi kryesor është finalja e Ligës së Kampionëve në Stamboll dhe nëse kjo bëhet realitet 13 vite pas asaj të Madridit, presidenti kinez ka një surprise, jo të vogël për stafin dhe lojtarët. Ai ka premtuar 2 milionë euro në rast se pas 180 apo më shumë minutave të Europës, skuadra e Inzaghit do të arritë të dalë me kokën lartë.
Nëse bëhet një pjesëtim i thjeshtë, për çdo lojtar dhe pjesëtar të stafit do të shkojnë pak a shumë nga 50 mijë euro për kokë. Të njëjtën shifër ata e kanë përfituar edhe me kalimin e raundeve ndaj Portos fillimisht dhe Benfika-s, më pas.
Në rast se pret biletën e Stambollit, kjo do të ishte finalja e gjashtë e Interit nën menaxhimin e familjes Zhang dhe e dyta në optikën europiane pas asaj të humbur në Ligën Europa.