Presidenti i Italisë refuzon dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi

Presidenti i Italisë refuzon dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi

Presidenti i Republikës i Italisë, Sergio Mattarella nuk e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi.

Kështu, ai refuzoi dorëheqjen dhe kërkoi të verifikohej në Parlament nëse qeveria ka ende shumicën. /Telegrafi/

Kryeministri italian Draghi njofton se do të japë dorëheqje

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka thënë se do të japë dorëheqjen të enjten mbrëma.

Kryeministri fitoi një votëbesimi në Senat më herët gjatë ditës, por e ardhmja e qeverisë së tij ishte në dyshim pasi Lëvizja populiste 5-Yje bojkotoi votimin, duke e futur koalicionin e tij në krizë.

Votimi ishte 172-39, por senatorët e 5-Yje munguan pasi konfirmuan se nuk do të merrnin pjesë në votimin për një projekt-ligj për lehtësimin e kostove të larta të energjisë.

“Unë do t’i paraqes dorëheqjen time presidentit të republikës këtë mbrëmje”, i tha Draghi kabinetit, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, shkruan Euronews.

“Koalicioni i unitetit kombëtar që mbështeti këtë qeveri nuk ekziston më”, ka shtuar ai.

Qeveria e gjerë e unitetit kombëtar e Draghit u formua në shkurt 2021 me parti në të djathtë dhe të majtë për të ndihmuar Italinë të rimëkëmbet nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button