Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq qëndron sot në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret sot për vizitë zyrtare presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Gjukanoviqi do të pritet me ceremoni shtetërore duke filluar nga ora 20:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Të dy presidentët fillimisht do të zhvillojnë një takim e më pas do të dalin në konferencë për media.

LEXO EDHE:

Back to top button