Presidenti Pendarovski për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti Pendarovski për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, po qëndron për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Siç është paralajmëruar, Pendarovski sot në Abu Dabi do të pritet nga Sheiku Mohamed bin Zajed bin Sulltan Al Nahjan, president i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundues i Abu Dabit.

Në përbërje të delegacionit zyrtar gjatë vizitës në EBA, informuan nga kabineti i Pendarovskit, është edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Gjatë vizitës zyrtare, është paraparë që presidenti Pendarovski të vendosë lule në Vahat al Karama (Oaza e dinjitetit) dhe të nderojë martirët dhe heronjtë e Emirateve të Bashkuara Arabe. /MIA

LEXO EDHE:

Back to top button