Prezantohet droni i ri ‘Molla Kuqe’ nga kompania Bayraktar

Prezantohet droni i ri ‘Molla Kuqe’ nga kompania Bayraktar

Kompania turke Baykar, e cila prodhon drone luftarake, ka prezantuar prototipin e një UAV të ri të tillë, transmeton Anadolu Agency.

Prototipi i dronit luftarak ‘Bayraktar Kizilelma’ (Molla e Kuqe) i zhvilluar nga Bayrak Makina u prezantua për herë të parë të martën në një ekspozitë të hapësirës ajrore në Samsun, Turqi.

Sipas Selcuk Bayraktar, drejtori teknik i kompanisë Baykar Savunma (Mbrojtje) të Turqisë, ky dron i ri luftarak është i pajisur me një motor reaktiv dhe sensorë modernë të kontrollit. Ai ka aftësinë për të “manovruar në mënyrë agresive” dhe është gjithashtu i pajisur me inteligjencë artificiale.

Fluturimi i parë i Kizilelma është planifikuar për vitin 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button