Prezantohet në Qeveri propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm

Rimëkëmbja ekonomike dhe mbështetja e sistemit shëndetësor janë prioritetet kryesore të propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm. Sipas planit, shteti planifikon të shpenzojë mbi 4 miliardë euro kurse të ardhurat e përgjithshme janë pozicionuar në 3.4 miliardë euro.

Prioritetet kryesore të Buxhetit për vitin 2021 janë mbështetja e sektorit shëndetësor, që do të thotë mbrojtje e shëndetit dhe jetës së njerëzve, rimëkëmbje ekonomike dhe rritje përmes masave të kategorive të ndjeshme sociale, mbështetje të ekonomisë dhe ruajtjes së vendeve të punës- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër

 Në vitin 2021, pritet rritje ekonomike prej 4.1 për qind. Deficiti buxhetor do të arrijë 4.9% i PBB-së, ose 567 milion euro vitin e ardhshëm. Shteti planifikon të mbulojë zbrazëtirën buxhetore me lëshimin e një eurobondi të ri, si dhe shitjen e tokës në pronësi të shtetit. Por, në buxhet gjithashtu planifikohen punësime të reja dhe rritje të pagave të punonjësve nën ombrellën shtetërore.

20 për qind rritje e pagave në Parlament, në përputhje me ligjin – për Parlamentin, rritje të pagave në pjesën e shtesave në arsim, në pjesën e pagave dhe punësimit në polici, në akademinë ushtarake, si dhe në akademinë gjyqësore dhe akademinë e prokurorëve- pohoi Fatmir Besimi- Ministër i Financave

 Investimet kapitale në vlerë prej 373 milion euro janë planifikuar për vitin e ardhshëm. Shteti do të dënojë, ose shpërblejë përdoruesit e buxhetit për atë kush sa punë ka bërë. Nëse realizimi nuk shkon siç është planifikuar, atëherë paratë do të ridestinohen për projekte,që janë në një fazë më të avancuar.

Andrea Cobanova

 

LEXO EDHE:

Back to top button