Grabitja e koleksionit më të madh të diamanteve, arrestohen tre persona

Policia gjermane ka vënë në pranga 3 persona në lidhje me grabitjen më të madhe të diamanteve që ndodhi vitin e kaluar në një prej koleksioneve më të mëdha të Evropës.

- Advertisment -

Të dyshuarit akuzohen për vjedhjen e dhjetëra objekteve me diamante në Kasafortën e Gjelbër të Dresdenit, që ndodhet në lindje të Gjermanisë.

Koleksioni u themelua nga sundimtari i Saksonisë, Augusti, në vitin 1723, dhe konsiderohet si një ndër muzetë më të vjetër në botë.

Për të gjetur më shumë prova rreth grabitjes, policia ka bastisur dhe dhjetëra banesa në Berlin.

1600 efektivë janë angazhuar në një operacion të gjerë për zbardhjen e kësaj vjedhje, ku u arrestuan dhe 3 të dyshuarit, të cilët mendohen të jenë pjesë e një grupi të njohur kriminal, me bazë në Berlin.

LEXO EDHE:

Back to top button