Prift ortodoks shqiptar që mori pjesë në Kongresin e Manastirit

Më 24 dhjetor 1917, u vra At Stath Melani, prift ortodoks shqiptar që mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe ndihmoi përhapjen e vetëdijes për gjuhën e shkruar shqipe në jug të Shqipërisë.

At Stath Melani ishte jo vetëm prift por edhe luftëtar i rezistencës së armatosur me çetën e tij, aleate me Mihal Gramenon, Sali Butkën, Çerçiz Topullin dhe Themistokli Gërmenjin. Ai u vra nga një grup nacionalistësh grekë afër Përmetit për këmbënguljen e tij në përdorimin e gjuhës shqipe në liturgjinë lokale ortodokse.

LEXO EDHE:

Back to top button