Borisov: Për Bullgarinë është më mirë që Maqedonia dhe Shqipëria të jenë anëtarë të BE-së sa më parë

Qeveria e re e Bullgarisë shton radhët e mbështetjes në pocizionimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ish kryeministri bullgar Bojko Borisov është shprehur i gatshëm ta mbështesë kryeministrin aktual Petkov në këtë çështje, ndërsa ka theksuar 3 kushtet që vendi ynë duhet të përmbushë për të kapërcyer krizën.

Në mesazhin e urimit për Kiril Petkovin, Borisov vlerësoi se për Bullgarinë është më mirë që Maqedonia dhe Shqipëria të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian sa më parë, por theksoi se para kësaj, është e nevojshme të plotësohen disa kushte, pakicat, ndryshimi i kushtetutës për të, si dhe pastrimi i historisë.

“I kemi thënë fqinjëve, janë dy-tri tema – pakicat, ndryshimi i Kushtetutës dhe historia. Kur t’i zgjidhni ato, do të vazhdoni. Ne nuk i ndalojmë në asnjë mënyrë, por si mund të themi “mirë se erdhe në Bashkimin Evropian” dhe pastaj ta mbushim Unionin me probleme që nuk mund të merremi vesh. Kjo është arsyeja pse i ngadalësuam. Tani jemi gati që ata të bëjnë lëshime, qeveria jonë të bëjë lëshime, të kalojnë në Kuvend dhe do t’i mbështesim”, tha Bojko Borisov, ish kryeministër i Bullgarisë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button