Prigozhin: Ukraina nuk do të nis së shpejti një kundërofensivë për shkak të baltës

Prigozhin: Ukraina nuk do të nis së shpejti një kundërofensivë për shkak të baltës

Ushtria ukrainase do të nisë përfundimisht një kundërofensivë, por nuk ka gjasa që ajo të filloi së shpejti, në kushtet e baltës, tha Yevgeny Prigozhin, komandanti dhe themeluesi i grupit mercenarë rus, Wagner.

“Ofensiva nuk mund të nisë tani për arsye mjaft të kuptueshme – ka baltë të tmerrshme. Këtu nuk mund të lëvizin lirshëm as kamionët, lëre më automjetet e rënda dhe tanket. Do të duhen dhjetë ditë që toka të thahet”, tha ai.

Prigozhin shtoi se nuk e di se kur Ukraina do të nisë një sulm, por se është fakt që do të ndodhë.

Ukraina, nga ana tjetër, pretendon se e kontrollon shumë më shumë se 20 për qind të qytetit të Bakhmutit. Luftimet kanë vazhduar prej muajsh, pa asnjë shenjë të përfundimit.

Një kundërofensivë parandalohet nga balta, thotë një grup snajperistësh ukrainas.

“Tani është shumë e vështirë. Ju mund të dëgjoni se armikut i kanë mbaruar municionet dhe janë bllokuar, por ata në fakt po qëllojnë mbi ne. Ata përdorin shumë artileri, helikopterë, aeroplanë, raketa. Shpresoj se një ditë gjithçka do të përfundojë dhe ne do të fillojmë një kundërsulm, por tani është shumë e vështirë”, pranon një nga snajperistët e ushtrisë së Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button