Baks Bay investon në bregdetin shqiptar

Gazetare: Lisa Alili

Një nga projektet e reja më ambicioze në bregdetin shqiptar, Baks Bay Albania, u prezantua ditë më parë në Shkup. Baks Bay po zhvillohet në bregdetin verior të Shqipërisë, ndërmjet Velipojës dhe Ranës së Hedhun. Projekti është konceptuar si një komunitet i integruar bregdetar, i përshtatshëm për banim, pushime dhe qëndrim gjatë gjithë vitit. Ai përfshin rezidenca nga studio deri në apartamente me katër dhoma gjumi, hotelin me pesë yje Meliá, si dhe hapësira për gastronomi, tregti, sport, relaksim dhe mirëqenie. Në qendër të konceptit janë natyra, hapësirat e gjelbra dhe jeta aktive. Projekti parashikon shëtitore përgjatë bregdetit, parqe, shtigje për ecje dhe biçikleta, zona sportive, pishina, ambiente ëellness, restorante, kafene dhe shërbime të tjera të integruara.

“Bëhet fjalë për një kompani me mbi 30 vjet përvojë, me kapacitete të plotë për të zhvilluar një projekt të kësaj madhësie. Projekti shtrihet në 1,5 milion metra katrorë dhe përfshinë një vijë bregdetare prej 1,1 kilometrash”, thanë nga BaksBay Albania.

Baks Bay zhvillohet nga ABA Properties dhe ndërtohet nga Gener 2, kompani me përvojë në realizimin e projekteve të mëdha rezidenciale, komerciale dhe infrastrukturore në Shqipëri./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button