“Prilepska” feston 100 vjetorin e themelimit

“Prilepska” feston 100 vjetorin e themelimit

Birraria “Prilepska” feston 100 vjetorin e ekzistencës së saj. Tashmë një shekull kjo kompani u ka qëndruar ballë sfidave të kohës dhe konteksteve shoqërore, duke ofruar cilësi të lartë në treg.

Drejtuesit e kompanisë thonë se që nga themelimi i saj në vitin 1924, kjo birrari vazhdimisht zhvillohet dhe përshtatet që t’u përgjigjet kërkesave të ndryshme të klientëve dhe tregut. Nga atje paralajmërojnë se kjo birrari do të jetë organizatore e një sërë iniciativash gjatë vitit, për të festuar për historinë e saj, arritjet dhe njerëzit që ishin pjesë e këtij udhëtimi.

“Sot kemi nderin të festojmë jubilejin tonë të madh, 100 vjet ekzistencë të birrarisë ‘Prilepska’, një jubile që na bën krenarë sepse jemi bashkëkohorë dhe jemi trashëgimtarë të veprës së themeluesve të parë të kompanisë. Sot jemi këtu që të festojmë të gjithë së bashku, me bashkëpunëtorët tanë…konsumatorët, miqtë dhe mysafirët tanë…”, tha Sashko Samarxhioski, drejtor i përgjithshëm birrarisë “Prilepska”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button