Megjithatë, siç shkruan “Telegraph” i Britanisë , Duka i Sussex-it nuk ka kthim në familjen mbretërore, për të marrë një rol të përkohshëm pune ndërsa babai i tij është i sëmurë.
Kushtet e “Samitit të Sandringhamit”, siç është rënë dakord mes Dukës dhe gjyshes së tij të ndjerë, babait dhe vëllait, ende qëndrojnë. Harry u largua nga detyrat e tij si një anëtar aktiv i familjes mbretërore dhe u zotua të mos përdorte titullin e tij për qëllime komerciale.
“Ato kushte ishin mjaft të qarta dhe sëmundja e mbretit nuk e ndryshoi këtë”, tha një burim pranë familjes.
Meqë ra fjala, kohët e fundit Harry ishte në Britaninë e Madhe pa Meghan Markle dhe kaloi vetëm një ditë atje. Ai u takua me mbretin për vetëm 45 minuta dhe nuk u takua me vëllain e tij, Princin William, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të tensionuar.








