Prioriteti i Liverpullit është mesfushori holandez i Atalanta-s

Mesfushori holandez Teun Koopmeiners në vitin e tij të dytë në Bergamo te Atalanta, ka shkëlqyer duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një vendi në garat evropiane. 25-vjeçari në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. E gjiganti anglez Liverpull e ka bërë prioritet transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror në “Anfield”.

Jurgen Klop e pëlqen shumë holandezin dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij, duke marrë parasysh se reparti i mesfushës ka qenë shumë problematik këtë edicion për “The Reds”.

Liverpulli është gati të bëj një përpjekje në verë për lojtarin të cilin Atalanta e vlerëson rreth 40 milionë euro. Megjithatë nuk është vetëm Liverpulli që interesohet për Koopmeiners, pasi ai pëlqehet shumë edhe nga dy gjigantët italianë Napoli dhe Juventus. Gjithsesi skuadra e Atalanta-s do ta ketë shumë të vështirë ta ndalë yllin e tyre, pasi ai synon ta bëj një hap para në karrierën e tij

LEXO EDHE:

Back to top button