Përfaqësuesja britanike është në shënjestër të kritikave: Nuk duhej të performonte në Eurovizion sepse urren vendin e saj

Përfaqësuesja britanike është në shënjestër të kritikave: Nuk duhej të performonte në Eurovizion sepse urren vendin e saj

Këngëtarja May Muller përfaqësoi Britaninë e Madhe në Eurosong të këtij viti me këngën “I Wrote A Song”, por jo të gjithë u emocionuan me këtë zgjedhje.

Përkatësisht, shumë njerëz e kritikuan vendimin e kësaj këngëtareje 25-vjeçare për të përfaqësuar Britaninë e Madhe në Eurosong, ndërsa së fundmi ajo u paralajmërua për sjelljen e saj, pasi në vitin 2020 ajo ndau në llogarinë e saj në Twitter se e urren Britaninë e Madhe.

Në një seri postimesh që nga viti 2020, Mueller tha se jo vetëm e urrente Britaninë, por gjithashtu e përshkroi Partinë Konservatore si raciste dhe elitare. Më pas ajo deklaroi se kishte aplikuar për pasaportë gjermane.

Por të shtunën dukshëm nuk i interesonte që nga gjithsej 26 shtete, si përfaqësuese e Britanisë së Madhe, u pozicionua në vendin e 25-të me 24 pikë të fituara. Rezultat më të keq kishin vetëm përfaqësueset e Gjermanisë. Në prapaskenë shihej zhgënjimi i saj pasi pasuan votat nga publiku.

 

Pas përfundimit të Eurovizionit, May ka hyrë në llogarinë e saj në Twitter dhe ka shkruar se dëshiron të falënderojë të gjithë dhe se ajo dhe ekipi i saj kanë bërë më të mirën në muajt e fundit. Ajo theksoi se nuk shpresonin në këtë rezultat, por se ende janë krenarë për gjithçka që kanë arritur.

 

LEXO EDHE:

Back to top button