Prishet sistemi “VAR”, ndeshja vijon pa teknologjinë!

Kjo storja vjen nga kampinati i Greqisë. Në minutën e 66-të të ndeshjes së Lamias ndaj PAS Janinës për ndeshjen e parë të play Out-it dhe me rezultatin 2-0 në favor të vendasve, VAR-i u prish.

 

 

Menjëherë arbitri Tsagarakis shkoi në dy stolat dhe u tha stafit të dy skuadrave se çfarë kishte ndodhur, duke u shpjeguar njëkohësisht se do të priste pak që problemi të zgjidhej, por sipas rregullores ndeshja duhet të vazhdojë qoftë me ose pa VAR.

Më në fund, pak minuta më vonë dhe ndërkohë që problemi nuk u rregullua, loja vazhdoi normalisht, pa VAR. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button