Prishtina gati që të sfidojë kampionin e Andorrës

Të premtën (25 qershor) nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja finale e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve mes Prishtinës dhe Inter d’Eskaldes. Me seancën në “Elbasan Arena”, bardhekaltërit kanë mbyllur përgatitjet për ndeshjen finale të raundit preliminar me kampionët e Andorrës, Inter d’Eskaldes.

Përveç Abazit të lënduar, skuadra ishte e kompletuar megjithëse Tolaj nuk është i licencuar. Nën temperaturat ekstrem të larta, futbollistët tani më janë të ambientuar dhe të gatshëm për sfidën e ardhshme.

Nëse skuadra e Prishtinës arrin fitoren, do të ishte hera e parë që skuadra e Prishtinës arrin të kalojë në fazën e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button