" "
Me një humbje me rezultat 3-1 kundër kampionit të Hungarisë Ferencveros në stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtina i ka dhënë fund aventurës së saj në Ligën e Kampionëve. Pjesa e parë u karakterizuar më një dominim të lehtë të Prishtinës por që nuk u realizua asnjë gol, përcjellë KosovaPress.
Në pjesën e dytë u pa një paraqitje e dobët e skuadrës kosovare e cila pranoi tre gola dhe që të tria i realizoi Myrto Uzuni, ndërsa golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Mendurim Hoti në minutën e 67’ të ndeshjes.
Aventurën e saj evropiane Prishtina do të vazhdoje në garën e quajtur Konferencë Ligë.








