Prishtina shkarkon Dallkun, emëron Zekirja Ramadanin

Skuadra e Prishtinës brenda ditës ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Armend Dallku dhe pak më vonë ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Zekirja Ramadanin. Trajneri shkupjan njeh mirë futbollin Kosovar, pasi që u shpall dy herë kampion me Feronikelin dhe njëherë me skuadrën e Trepçës. Në vitin 2016, Ramadani ishte drejtori për disa muaj edhe te Flamurtari i Vlorës. Tekniku 42-vjeçar ishte në balotazh me Blendi Shkëmbin për të marrë drejtimin e Prishtinës, por në fund drejtuesit vendosën t’i besojnë eksperiencës së Ramadanit.

“Është privilegj i madh për mua të drejtoj Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është ndër klubet më të mëdha në rajon. Normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit, të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar Prishtinën. Shpresoj dhe besoj se deri në fund të arrijmë objektivat duke besuar në kolektiv, stafin teknik dhe te drejtuesit”, u shpreh trajneri i ri i Prishtinës. /vipsport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button