Prishtina transferon një ndër mbrojtësit më të mirë në Superligën e Kosovës

Një ndër mbrojtësit më të mirë të krahut në Superligën e Kosovës, Yll Hoxha, nga sezoni i ardhshëm pritet të jetë lojtar i Prishtinës. Ai nuk do ta vazhdoj kontratën me Gjilanin dhe do të kaloj në kryeqytet.

Ai pritet të jetë zëvendësuesi i Leonit Abazit në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi që ky i fundit së fundmi është larguar nga bardhë e kaltrit.

Hoxhës i skadon kontrata në fund të qershorit dhe përkundër që e ka dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit, ai me shumë gjasë pritet të kaloj tek Prishtina.

34-vjeçari më herët kishte qenë pjesë edhe disa ekipeve të njohura të Shqipërisë, ndërsa hapat e para të karrierës i kishte marrë në Prishtinë. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Back to top button