Prishtinë, protesta kundër Marrëveshjes së Ohrit

Prishtinë, protesta kundër Marrëveshjes së Ohrit

Qytetarë të shumtë kanë protestuar në Prishtinë, kundër marrëveshjes së arritur në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 18 mars në Ohër, pasi thanë se është pranuar themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Protesta nisi në sheshin “Zahri Pajaziti”, në Prishtinë dhe ka vazhduar deri te objekti i Qeverisë. Protestuesit mbanin pankartat e portretizuara të Kurtit e Glauk Konjufcës, si dhe kërkonin dorëheqjen e Kurtit me arsyetimin se nuk ka mandat të krijojë asociacionin. Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, gjatë një fjalimi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si opozitar ka përdorur Zajednicën për të sulmuar pushtetarët e atëhershëm dhe tash po ia ndërron emrin asaj që ka pranuar dikur.

“Ajo çfarë ne tani po bëjmë është tym i zi sepse ne besojmë që kjo qeveri ia ka zymtuar perspektiven Kosovës dhe prandaj ftojmë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të kundërshtojnë këtë marrëveshje e cila paraqet zymtësi dhe gjithçka tjetër. Kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit, ai i cili është dorëzuar për të mbajtur pushtetin”, u shpreh Dardan Molliqaj, kryetar i PSD.

LEXO EDHE:

Back to top button