Pritjet fantastike “detyrojnë” Milanin që t’i ofrojë kontratën e re

Paraqitjet e mira të portierit francez, Majk Mainjan, kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të drejtuesve të Milanit. Francezi padyshim që ka qenë lojtari kyç pothuajse në të gjitha sfidat e “kuqezinjve” dhe gjysmëfinalet u arritën falë pritjeve të tij fantastike.

Milani nuk gjendet i papërgatitur dhe synon të rinovojë kontratën. Sipas raportimeve nga “MilanNews”, klubi kuqezi është gati të punojë për të dorëzuar rinovimin e kontratës së portierit francez në fillim të korrikut, në mënyrë që të jetë në gjendje të shtyjë më tej afatin e ri.

Mainjan për momentin ka një kontratë deri në vitin 2026. Marrëveshja e re bën që kontrata e tij të skadojë në vitin 2028, me një rritje të pagës pak më pak se 3 milionë euro.

Milani gjithashtu do të provojë përsëri për rinovimin e Leao, i cili së bashku me portierin francez shihen si e ardhmja e klubit.

LEXO EDHE:

Back to top button