Rikthimi i sigurtë, Mesi regjistron fëmijët në një shkollë në Barcelonë

Lionel Mesi, po përgatitet të regjistrojë fëmijët e tij në një shkollë në Barcelonë. Sipas gazetarit Adrian Sanchez, sulmuesi argjentinas dhe familja e tij po përgatiten të kthehen në qytetin e Barcelonës këtë verë. Marrëveshja e Mesit me PSZH-në skadon në qershor, palët nuk kanë arritur marrëveshje dhe rikthimi në “Camp Nou” duket i pashmangshëm.

 

“Para pak kohësh pata një bisedë shumë të rëndësishme dhe pasi kontrolluam me burime të ndryshme, mund t’ju themi se familja e Messit ka kërkuar rezervim për një vend për fëmijët e tij në shkollën ku ata kanë shkuar gjithë jetën dhe kanë të gjitha miq”, ka thënë fillimisht Sanchez në kanalin e tij “Mas que pelotas” në Youtube.

 

“Është një lajm që padyshim e bën mjaft të qartë dhe të përcaktuar se ku po shkon e ardhmja e argjentinasit dhe ku po shkon e ardhmja e Barcelonës. Kjo është diçka që do të përcaktonte të ardhmen e argjentinasit. Përveç kësaj, ne mundëm të mësojmë se vendi në shkollën franceze ku frekuentonin fëmijët e tij nuk ishte rinovuar. Për mua kjo është një bombë absolute dhe e bën të qartë se ku po shkon. Koka e Messit është në Barcelonë”, përfundoi gazetari spanjoll.

LEXO EDHE:

Back to top button