Pritjeve të qytetarëve për transport publik nuk i shihet fundit

Pritjeve të qytetarëve për transport publik nuk i shihet fundit

Gazetar: Mefail Ismaili

Pritjet e gjata dhe kaosi në autobusët e transportit publik vazhdojnë të mbeten përditshmëri e qytetarëve të Shkupit. Pavarësisht motit të ftohtë ose me shi, ata presin me orë, ose të ngjiten nëpër autobusët e stërngarkuar.

“Tani pres 50 minuta për autobus dhe ende nuk ka ardhur. Mbaruam në shkollë tani pres që të kthehemi në shtëpi”.

“Ka kaos si nuk ka, prej se nuk vozisin privatët ka më shumë kaos. Ju a pritni gjatë kohë?. Unë pres dhjetë minuta, për gjashtë shkruan, por për nja dhjetë minuta do të vijë”.

“Ka shumë njerëz dhe vazhdimisht vonohem nga 10-15 minuta në orë… është problem, por janë të njoftuar profesorët dhe përpiqen të na kuptojnë”.

“Sepse nuk janë të rregullt bre djalë prandaj. Kur vijnë në rregull a prisni shumë? Pres dhe atë nga gjysmë orë. Çka do të thotë kjo për ju? Keq shpejtohem kam termin, vallë a do të arrij në kohë”.

“Prej në 15 minuta e më lartë. A arrini në kohë ti përfundoni obligimet? Duhet të nisesh shumë më herët nga shtëpia që të arrish ti përfundosh obligimet. Për shembull unë në ora 1:30 duhet të jem në një vend, duhet të nisem në 12.00 që të arrij në 01.30. Nga Kisella Voda, pres 24-shin, e pastaj 3-shin e kështu me radhë”.

“Nuk pritet, ka shumë njerëz nëpër autobusë dhe shpesh herë nuk ka vend”.

Pavarësisht se Qyteti i Shkupit arriti marrëveshje me transportuesit privatë që të kthehen në punë, procedurat nuk kanë fund.

Transportuesit privatë thonë se, ata i kanë kryer procedurat e tyre tani presin përgjigje nga Qyteti i Shkupit. Ndërsa nga kabineti i Danella Arsovskës, për një kohë më të gjatë thonë se “do ta informojnë opinionin “atëherë kur do të ketë diçka të re”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button