Pritshmëri surprizë për rritjen e ekonomisë gjermane

Sipas Qëndrës së Kërkimeve Ekonomike Europiane (ZEW), barometri i ndjesisë u rrit me 9.4 pikë krahasuar me 31.7 pikë muajin e kaluar,  njoftuan sot studiuesit.

Ata kishin pritur një rënie deri në 20.0 pikë.

Deri në këtë muaj, treguesi pësoi një rënie për të pestin muaj rresht.

Vlerësimi i situatës aktuale ekonomike, nga ana tjetër, është përkeqësuar më shumë se sa pritej. Ky tregues shënoi një rënie me 9.1 pikë nga 12.5 pikë.

Gjendja për perspektivat në eurozonë ishte e ngjashme, pati një përmirësim të pritshmërive ndërsa vlerësimi i situatës aktuale u bë më i zymtë.

“Ekspertët e tregut financiar janë shprehur optimistë për gjashtë muajt e ardhshëm”, tha presidenti i ZEW, Achim Wambach.

“Megjithatë, rënia e përsëritur ekonomike sipas ekspertëve tregon se pengesat e furnizimit me lëndë të para dhe produkte të ndërmjetme, si dhe norma e lartë e inflacionit do të jenë një barrë në tremujorin aktual”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button