Pro-evropiania Maia Sandu fiton zgjedhjet presidenciale në Moldavi

Kandidatja e opozitës Maia Sandu fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Moldavisë me 56 për qind të votave, kumtoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të vendit. Sandu angazhohet për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

- Advertisment -

Presidenti aktual pro-rus në Moldavis, Igor Dodon, i cili mori mbështetjen e Kremlinit para zgjedhjeve, fitoi vetëm 43 përqind të votave pas numërimit të 99 përqind të votave, sipas rezultateve paraprake.

Sandu, e cila udhëheqë Partinë për Veprim dhe Solidaritet, është zotuar të luftojë korrupsionin endemik në vend.

Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve tha se Sandu mori 36.1 përqind të votave, ndërsa Dodon 32.6 përqind.

LEXO EDHE:

Back to top button