Problemet në shëndetësi trashëgohen te ministri i ri
Gazetare: Melihate Rustemi
Premtimet për zgjidhjen e parkingut në Qendrën Klinike akoma mbetën në letër, ndërsa mungesa e infermierëve dhe personelit shëndetësor vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha në institucionet publike. Këto janë vetëm disa nga problemet që ministri në largim i Shëndetësisë, Azir Aliu, ja trashëgon pasaërdhësit të tij. Për parkingun, Aliu tha se Ministria e Shëndetësisë nuk ka më kompetenca, pasi ai tashmë është në ingerencë të Qytetit të Shkupit.
“Parkingu ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë tanimë nuk ka ingerenca mbi parkingun, atë e ka Qyteti i Shkupit. Besoj që kryetari I Qytetit të Shkupit I ka mbaruar procedurat administrative dhe duhet të parashtroni deri ku kanë arritur dhe kush është dinamika e implementimit pasiqë ajo dinamikë ka kaluar edhe në Qeveri të shtetit tonë”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.
Edhe problemët me mungesën e kuadrit shëndetësor mbeten të pazgjidhura. Ministri Aliu pranoi se Klinika e Fëmijëve, por edhe shumë institucione të tjera shëndetësore në vend, përballen me mungesë të infermierëve, teknikëve dhe personelit tjetër mjekësor. Ai sqaroi se kërkesat për punësime nuk kanë marrë pëlqimin e Ministrisë së Financave, ndaj vendet e lira nuk mund të plotësohen, megjithëse nevoja është e madhe. Aliu tha se ish të punësuarve në Klinikën e Fëmijëve, askush nuk mund t’u garantojë se do të kthehen në vendin e vjetër të punës.
“Besoj që në të mirë të institucionit do të jetë që të njejtit persona të jenë aty sepse ato kanë dhunti shndetsore, kanë dhunti për të dhënë shërbimet që i kanë marrë me vite atje dhe janë tanimë të trajnuar. Por, gjithësesi nuk mund t’ju thoni që do të jenë të njejtit për shkak se është procedurë administrative dhe nuk i dihet procedurës pastaj deri në fund, cili vend i lirë i punës lidhet me cilin person që ka qenë i punësuar apo nuk ka qenë aty”, theksoi Azir Aliu, ministër I Shëndetësisë.
Aliu tha se gjatë 13 muajve në krye të Ministrisë janë përgatitur 15 projektligje, është avancuar procesi i digjitalizimit të shëndetësisë dhe vendi është përfshirë në programin evropian EU4Health. Sipas Aliut, propozim ligji për dunanin ndodhet në fazën përfundimtare të procedurës parlamentare dhe pritet të miratohet së shpejti nga përbërja e re e Ministrisë. Aliu theksoi edhe mungesën e ekipeve të Ndihmës së Shpejtë. Ai tha se zgjidhja afatgjatë është krijimi i profilit të paramedikëve përmes studimeve trevjeçare, ndërsa për raportet mbi ndërhyrjet e panevojshme në kardiokirurgji deklaroi se dokumentacioni tashmë u është dorëzuar institucioneve kompetente për veprim të mëtejshëm.








