Problemi i ujit për pije në Strugë do të vazhdojë deri në verë

Problemi i ujit në Strugë nuk do të zgjidhet deri në fillim të verës. Këtë e konfirmojnë edhe nga “Ujësjellësi dhe kanalizimi” duke bërë të ditur se në tavolinë janë shqyrtuar disa opsione – njëri është që uji të merret nga Liqeni i Ohrit, për çka duhet të përpilohet projekt, ndërsa do të duhet edhe ndihmë nga shteti dhe i dyti – të hapen puse më të mëdhenj nga ku do të tërhiqej uji.

Thuajse çdo verë Struga ka mungesë uji. Por, ky problem erdhi në shprehje këtë sezon dhe gjatë muajve nëntor e dhjetor, kur për shkak të prurjes së ulët të ujit nga burimet, gjatë ditës presioni ishte shumë i ulët, ndërsa në periudhën nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit nuk kishte fare. Aktivistët e shoqërisë civile kërkojnë zgjidhje emergjente meqë, siç shprehen, është rrezikuar e drejta themelore për ujë të pijshëm.

“Mos të pritet deri në verë për të filluar me masat. Dhe nëse është e mundur që zgjidhja e çështjes së furnizimit me ujë të mos shërbejë për marketing politik, kështu që ne do të duhej t’i presim zgjedhjet lokale. Konsideroj se duhet ta bëjnë këtë më shpejt, e jo këtë problemin tonë të përgjithshëm, ta materializojnë”, tha Vasko Joleski, aktivist civil.

Problem është edhe uji i turbullt pas çdo reshje më të dendur të shiut. Qendra për Shëndetin Publik në Ohër njofton se uji nuk duhet të përdoret për pije ose për higjienë personale derisa të stabilizohet turbullira, ndërsa analizat mikrobiologjike do të jenë gati më 18 janar.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button