Procedurat, arsye e mos investimit në prodhimin e energjisë

Jo-efikasiteti i institucioneve dhe ministrive u shkakton hamendje investitorëve të huaj dhe vendor për të investuar në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse të energjisë. Oda Ekonomike thotë se ekziston zgjidhje e mirë ligjore, por institucionet vonohen me përgjigje, i shkelin afatet dhe nuk u tregojnë investitorëve nëse kanë mungesë të dokumentacionit. Nevojitet komunikim më i madh, sepse vetëm 25 përqind e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike është energji e pastër, duke përdorur burime të ripërtëritëse siç janë dielli, uji, era etj.

“Në centralet më të vogla elektrike që punojnë me burime të ripërtëritshme të energjisë, shteti nuk duhet të investojë asgjë, shteti duhet të krijojë kushte për investitorët që të investojnë dhe ta bëjnë si në botën perëndimore, kështu që shteti ndryshe do të marrë fonde për shkak të koncesionit nëse punon, për erën, ujin e kështu me radhë, i gjithë investimi do të jetë privat ndërsa shteti do të përfitojë”, tha Todor Angjushev – kryetar i Grupacionit për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë.

Njohësit e energjisë shpresojnë që të ndërtohet termocentrali shumëvjeçarë Çebren, i cili do të ketë rëndësi të madhe në këtë sektor. Prodhimi i energjisë elektrike aktualisht varet nga impiantet që emetojnë CO2, të cilat prodhojnë pothuajse 70 për qind të energjisë elektrike. Deri më tani, ka 276 termocentrale, nga të cilët tre me biogaz, një me erë dhe 155 fotovoltaike. Sot, Qeveria nënshkroi marrëveshje për përdorimin e një granti të fondeve të pakthyeshme nga Qeveria gjermane në vlerë prej 2.4 milion euro. Paratë duhet të shpenzohen për përgatitjen e studimeve dhe dokumenteve për investime në burime të ripërtëritshme të energjisë. Qeveria do të ketë në dispozicion 80.5 milion euro shtesë nga kredi të lira për ndërtimin e objekteve.

 

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button