Njëherë Milano, tani Dubai: Mozzik e Loredana janë bashkë dhe postimet e tyre vërtetojnë gjithçka

Një kapitull i ri është hapur për dyshen Mozzik-Loredana! Reperët janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara. Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzik-ut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait.

Janë postimet në Instagram Story-t përkatëse të të dy artistëve, ato që zbulojnë vendndodhjen aktuale të tyre, teksa i vënë vulën të vërtetës se po, janë bashkë dhe të lumtur.

Vitin e shkuar, e ftuar në emisionin “NIN”, Loredana do të sqaronte se ndarja nuk ishte vetëm për marketing, siç u aludua, por si Mozzik edhe ajo ishin të stresuar, dhe se as artistja vetë nuk e dinte se pse u ndanë.

“Duhet të ndodhin shumë gjëra që dy njerëz të ndahen. Te ne nuk kanë ndodhur aq gjëra sa të kishim arsye për t’u ndarë. Ka qenë problemi që të dy kemi qenë shumë të stresuar. Nuk kemi pasur shumë grindje, edhe pse kemi punuar bashkë. Është një njeri që unë e respektoj shumë dhe që kam për ta respektuar gjithmonë, sepse është babai i vajzës sime. Vajza ime ngjan me Mozzik-un. Unë vajzën time e dua shumë dhe si rrjedhojë edhe këtë njeri e dua shumë”.

Menjëherë pas intervistës së Loredanës, reagoi Mozzik, me disa postime të njëpasnjëshme në InstaStory.

“Unë jam 24 vjeç, djalë i një familjeje që më ka mësuar se ka vlerë familja, se ka vlerë respekti e dashuria. Kurrë s’më keni parë të reagoj për jetën time private dhe kurrë s’keni për të më parë. Por njerëzit më nisën disa pjesë nga intervista që e pashë dhe e dëgjova. Ti je nënë dhe një nëne nuk i ka hije të gënjejë, sepse është ligësi. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë”.

LEXO EDHE:

Back to top button