Procedurë hetimore ndaj 31 vjeçarit, lëndoi fizikisht nënën e tij

Procedurë hetimore ndaj 31 vjeçarit, lëndoi fizikisht nënën e tij

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 31-vjeçari nga Shkupi i dyshuar për veprën penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të Prokurroisë Themelore Publike në mbrëmjen e 21 qershorit, në shtëpinë e familjes në rrugën “Debarca” në Shkup, i dyshuari e ka lënduar rëndë nënën e tij 70-vjeçare duke ushtruar dhunë. Fillimisht ka nisur një debat verbal, e më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me duar në fytyrë dhe trup. Ma pas ai ka vazhduar ta godasë edhe me karrige, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe duke i thyer të dy krahët. Nga frika se mos sulmohej sërish, viktima është larguar nga shtëpia dhe ka raportuar ngjarjen më 24 qershor, kur i dyshuari është bërë sërish agresiv ndaj saj.

Prokurori publik kompetent vlerësoi se ekzistojnë rrethana që dukshëm tregojnë për mundësinë që i dyshuari të ikë apo ta përsërisë veprën penale, andaj ka dorëzuar propozim për paraburgim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button