Procesi i Regjistrimit, Osmani: Bashkësitë Fetare luajnë rolë të rëndësishëm

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani takoi sot krerët e Bashkësive Fetare në vend për të diskutuar rreth regjistrimit të popullsisë në vend Sipas tij Bashkësitë Fetare luajnë një rolë shumë të rëndësishëm në zbatimin e këtij procesi.

“Sipas informatave që kemi procesi i popullatës jorezidente po rrjedh pa ndonjë problem të theksuar dhe se deri tani janë regjistruar diku rreth 25 mijë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit. Janë paraqitur probleme teknike, të cilat po tejkalohen, është përgatitur planë për informimin e qytetarëve. Përveç përfaqësive diplomatike, Bashkësitë Fetare kanë një rrjet shumë të gjerë të shtrirjes së tyre dhe besoj se do të ndihmojnë në këtë proces, që ky proces të jetë më i suksesshëm. Pra Bashkësitë Fetare luajnë rol të rëndësishëm në këtë proces statistikor”, tha Osmani.

Edhe kreu i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski u shpreh se ndihma e Bashkësive Fetare në vend, rreth procesit të regjistrimit do të ishte shumë e madhe.

“Çdo ndihmë është e mirëseardhur, por vlerësojmë se ndihma e Bashkësive Fetare është e pakontestueshme”, tha Simovski.

LEXO EDHE:

Back to top button