Procesi i vaksinimit, për dy ditë janë vaksinuar mbi 260 mjekë

Me vaksinën Pfizer, deri tani janë vaksinuar mbi 260 mjekë. Ivana Dohçeva Karajanov është njëra nga mjeket e cila është vaksinuar sot kundër Kovid. Thotë se tani ndjehet më e sigurt, duke shtuar se vaksinimi për të është një “akt solemn”

- Advertisment -

Punonjësit shëndetësor na treguan se gjatë 24 orëve të ardhshme mund të ndjejmë ndonjë efekt të pa dëshiruar në vendin ku është marrë vaksina por s’mund të pritet ndonjë efekt tjetër. Janë tranzitore. Mendoj se pas pranimit të dozës së dytë mund të paraqitet ndonjë efekt tjetër, që është normale pas aplikimit të çdo vaksine që merret – tha Ivana Dohceva Karajanov, Kovid Qendra Dermatologji.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi po zhvillohet pa pengesa dhe sipas planit.

Fillimisht do të vaksinohen personat të cilët kanë punuar apo punojnë me pacientë me Kovid nga Klinikat Infektive, ndërsa nga java e ardhshme vaksinimi do të fillojë edhe te punonjësit shëndetësor të Spitaleve të vendit si dhe në spitalet private – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përderisa vazhdon procesi i imunizimit të mjekëve, deri tani janë paraqitur mbi 85 mijë qytetarë të cilët duan të pranojnë vaksinën anti covid. Rreth 56 mijë qytetarë janë paraqitur përmes aplikacionit vaksinacija.mk dhe mbi 29 mijë përmes mjekëve amë.

Por nuk dihet saktësisht se kur do të nisë vaksinimi i qytetarëve. Autoritetet thonë se 200 mijë vaksinat kineze në vend pritet të arrijnë deri në fund të këtij muaji. Ndërkohë edhe dërgesa e dytë nga Serbia e vaksinave Pfizer pritet të arrijë javën e ardhshme.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button