Kosovë, pesë viktima dhe 285 raste të reja me Covid-19

Në Kosovë u raportuan të enjten edhe 285 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Në njoftim thuhet se nga një viktimë u regjistrua në Deçan, Gjakovë, Klinë, Prishtinë dhe Suharekë.

Rastet e reja, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 3,196 mostrave.

Sipas IKSHPK-së, në 24-orëshin paraprak u konfirmuan edhe 319 pacientë si të shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 65,350, i viktimave në 1,558, ndërsa i të shëruarve në 56,974 .

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 6,818.

LEXO EDHE:

Back to top button