Procesi i vaksinimit vijon të zhvillohet me ritëm të ngadaltë, Filipçe: Vaksinimi masiv pritet të rifillojë nga java e ardhme

Edhe këtë javë vaksinimi i qytetarëve pritet të zhvillohet me rritëm të ngadaltë për shkak të mungesës së vaksinave kundër Kovid. Për momentin në dispozicion janë rreth 15.000 vaksina për dozën e parë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se gjatë fundjavës pritet të arrijnë 500.000 dozat kineze nga prodhuesi “Sinovak” si dhe një sasi e konsiderueshme e Pfizer përmes Covax mekanizimit të cilat të hënën e ardhshme do jenë të shpërndara nëpër tetë qendrat e vaksinimit.

Dukshëm do të rritet dinamika e imunizimit në fillim të javës së ardhshme ku dozën e parë presim ta marrin 15.000 deri 20.000 qytetarë d.m.th. dinamikë edhe më e madhe nga ajo që e kishim kur arritën vaksinat kineze – deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Pavarësisht rastit të dytë të regjistruar me llojin indian të virusit, Filipçe tha se nuk planifikohet kthimi i masave kufizuese. Gjendja epidemiologjike sipas tij mbetet stabile.

Në këtë periudhë të ardhshme kohore që është para nesh, nuk planifikojmë asnjë restrikcion as masa të tjera plotësuese sepse nuk shohim ndonjë rrezik, por patjetër të potencoj se e ndjekim situatën jo vetëm tek ne por dhe në vendet përreth sepse për një apo dy javë ndodh që të ndryshojë pasqyra epidemiologjike në të gjithë vendet e rajonit – tha Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Deri më tash në vend janë vaksinuar rreth 240.000 qytetarë, prej tyre rreth 200.000 me dy doza. Numri i qytetarëve të cilët presin radhë për t’u imunizuar është rreth 180.000.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button