Producenti i ‘Black Panther’ zbuloi mesazhin e fundit të Chadwick Boseman


Producenti ekzekutiv i filmit të Marvel, “Black Panther”, Nate Moore, zbuloi mesazhin e fundit dhe zemërthyes që Chadwick Boseman i dërgoi, pak para se të ndërronte jetë.

Nate zbuloi (via Just Jared) se mesazhi i fundit kishte të bënte me punën e tyre me fondacionin Make-a-Wish, një organizatë jofitimprurëse që përpiqet të plotësojë nevojat dhe dëshirat e fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundje kritike.

“[Mesazhi] daton gjatë karantinës ku ne po punonim bashkë për t’i dërguar një mesazh zanor nga T’Challa (emri i vërtetë i Black Panther) dhe disa lodra një djali. Nuk ishte e thjeshtë sepse nuk na lejohej të dilnim nga shtëpia ose të shkonim në zyrë.” – tha producenti.

Më pas, zbuloi mesazhin e Chadwick:

“Më theu zemrën, or burrë. Duhet ta bëjmë. Njerëzit meritojnë një jetë të këndshme, momente të veçanta. Ata kanë përjetuar një ferr me ato sëmundje. Nëse mundemi t’i lehtësojmë sadopak dhimbjet dhe t’i sjellim një moment gëzimi, teksa hap me gëzim çantat, atëherë kemi bërë një ndryshim në jetën tij.”

Producenti theksoi se gjithë çfarë ndodhi më pas, mund t’i bëjë njerëzit që ta lidhin empatinë e Chad me sëmundjen që po përjetonte asokohe, por në fakt, “ai ishte i tillë”.

Ylli i “Black Panther” ndërroi jetë si pasojë e një beteje katërvjeçare me kancerin.

LEXO EDHE:

Back to top button