Profesioni dhe sjellja në trafik – cilët janë shoferët më agresivë?

Një sondazh i drejtuesve britanikë zbulon lidhjen midis profesioneve të shoferëve dhe zakoneve të tyre pas timonit

Rezultatet e sondazhit tregojnë se mjekët zënë vendin e parë për vozitje në mënyrë agresive, ndërsa parukierët janë shoferët më të qetë.

Hulumtimi tregon për një lidhje të drejtpërdrejtë midis profesionit dhe zakoneve të drejtimit të automjetit, duke zbuluar se cilat profesione janë më të prirura ndaj shpejtësisë, parkimit të pahijshëm dhe sjelljeve të rrezikshme në trafik.

Sipas sondazhit në të cilin morën pjesë 2000 britanikë, ndërtuesit u dalluan si shoferët më të shpejtë.

 

 

 

Nga ana tjetër, profesionistët e mjekësisë pranojnë se shpesh kanë një fitil të shkurtër gjatë vozitjes dhe më shumë se një e katërta e tyre përdorin gjeste dhe britma të papërshtatshme për të shprehur zhgënjimet e tyre gjatë vozitjes.

Është interesante që parukierët tregojnë një qetësi të veçantë në rrugë. Pothuajse të gjithë të anketuarit nga ky profesion thonë se i lënë rregullisht të tjerët të tërhiqen para tyre, ndërsa punonjësit e BNJ-së e kanë më të vështirë parkimin.

Nga ana tjetër, elektricistët shpeshherë harrojnë të japin sinjal kur dalin nga rrethrrotullimi, shkruan “ThisisMoney”, përcjell “Jutarnji List”.

 

 

 

Sondazhi tregoi gjithashtu se avokatët, punonjësit e medias dhe sipërmarrësit shpesh parakalojnë dhe kalojnë në një korsi tjetër kur nuk duhet, duke treguar një tendencë për t’u sjellë ndryshe.

Përkundër kësaj sjelljeje, shumica e shoferëve besojnë se drejtojnë mirë dhe kujdesen për sigurinë në trafik, megjithëse shumë prej tyre pranojnë se shpesh ndihen të frustruar ose nervozë gjatë drejtimit të automjetit.

 

 

 

Shumica beson se ngasja do të ishte më e këndshme nëse të gjithë shoferët do të ishin më të kujdesshëm.

Ky hulumtim jo vetëm që tregon lidhjen mes profesionit dhe stilit të drejtimit, por gjithashtu thekson rëndësinë e mirësisë dhe durimit në trafik, duke na kujtuar se sjellja jonë pas timonit mund të ketë një ndikim të madh në sigurinë e përgjithshme të trafikut.

 

LEXO EDHE:

Back to top button