Programi 200, debat për drogën dhe pasaportat

Aferat e fundit me kapjen e marihuanës dhe pasaportat e dhëna për shtetas të huaj që ndiqen ndërkombëtarisht diskutohen sot në Programin 200, që transmetohet në ora 22.00 në Alsat.  Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski akuzoi qeverinë se njerëzit që denoncojnë shkelje ligjore dhe krimin, penalizohen nga pushteti në vend që të mbrohen prej institucioneve. Ai tha se një hetim i tillë jo formal është duke ndodhur aktualisht pranë Autoritetit  Doganor, ku tentohet të zbulohet se kush ka dhënë informacione rreth një skandali në të cilin ishte i përfshirë Zëvendës Kryeministri aktual Lupço Nikollovski, dhe nuk hetohet vetë rasti. Deputeti i LSDM-së Martin Kostovski hodhi poshtë këto akuza duke thënë se vetë fakti që po kapen kriminelë tregon se shteti dhe institucionet funksionojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button