Programi 200, sonte në ora 22:00

Programi 200, sonte në ora 22:00

Në Pollog dhe në Shkup, rajonet me popullsi më të madhe shqiptarë, janë me pesimiste për të ardhmen e vendit. Gati 70 pëqind mendojnë se vendi shkon në drejtim të gabuar. Korrupsioni është një nga problemet thonë nga Instituti për Demokraci, në një studim të prezantuar ekskluzivisht në Programin 200 me Nazim Rashidin.

Kjo e dhënë erdhi në ditën kur ambasadorja e SHBA-ve në Shkup Angela Aggeler njoftoi se një ekip nga Uashingtoni ka ardhur për të “ndjekur” politikanë të korruptuar. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se kjo është një turp për shtetin. Kurse Ministri për Informatikë dhe Administratë thotë se vendi do të ndërmarrë reforma që do të shkojnë në favor të qytetarëve.

Programin 200 mund ta ndiqni sonte në ora 22.00. Të ftuar në program janë: Vlora Reçica, Hulumtuese – Instituti për Demokraci, Neda Maleska, Drejtore Eksekutive – Qendra për Menaxhimin me Ndryshimet dhe  Admirim Aliti, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button