Sondazh: Shumica e amerikanëve besojnë se SHBA-ja duhet të nxisë Ukrainën që të pranojë paqen

Sondazh: Shumica e amerikanëve besojnë se SHBA-ja duhet të nxisë Ukrainën që të pranojë paqen

Shumica e amerikanëve besojnë se Washington-i duhet t’i kërkojë Ukrainës që të orientohet drejt paqes sa më shpejt të jetë e mundur, sipas një sondazhi të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa luftimet po hyjnë në dimër, opinioni amerikan është i ndarë nëse Washington-i duhet të mbështesë Kievin sa të jetë e nevojshme, ose nëse duhet t’i kërkojë Ukrainës të kthehet drejt një armëpushimi, sipas një sondazhi nga Këshilli i Chicago-s për Çështjet Globale.

Ata që mendojnë se SHBA-ja duhet të nxisë Ukrainën për paqe është rritur në 47 për qind, nga 38 për qind sa ishte në korrik, treguan rezultatet.

Në krahasim, ata që besojnë se Washington-i duhet të mbështesë Kievin “sa të jetë e nevojshme” ka shënuar rënie në 48 për qind, nga 58 për qind sa ishte në korrik.

Ndërkohë, lidhur me avantazhin në terren, të anketuarit u shprehën si për Rusinë (26 për qind), ashtu edhe për Ukrainën (26 për qind), ndërkaq, 46 për qind besonin se asnjëra palë nuk ka avantazhin.

“Pothuajse tre në 10 veta thanë se ‘SHBA-ja duhet të ndërhyjë ushtarakisht’ për t’i siguruar Ukrainës avantazh, kurse për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur (27 për qind) dhe se SHBA-ja duhet gradualisht të tërheqë mbështetjen për Ukrainën (29 për qind)”, sipas anketës.

Shumica e të anketuarave donin që SHBA-ja të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë (65 për qind) dhe ndihmë ekonomike (66 për qind), të pranojë refugjatët ukrainas (73 për qind) dhe të sanksionojë Rusinë (75 për qind).

LEXO EDHE:

Back to top button