“Paralizohet” sistemi shëndetësor në Britani, mbi 10 mijë punonjës paralajmërojnë protesta për kushte më të mira pune

“Paralizohet” sistemi shëndetësor në Britani, mbi 10 mijë punonjës paralajmërojnë protesta për kushte më të mira pune

Më shumë se 10,000 punonjës në Angli dhe Uells do të protestojnë më 21 dhe 28 dhjetor, për rritje pagash dhe kushte më të mira pune, sipas një deklaratë të sindikatës.

Sindikata tha se anëtarët e saj, të cilët përfshijnë ndihmës mjekë dhe infermierë të urgjencës, si dhe operatorë telefonikë në nëntë shërbime rajonale të ambulancës, do të marrin pjesë në grevë.

Në një gamë të gjerë industrish në Britani, punonjësit tashmë po protestojnë ose po përgatiten për shkak të inflacionit dhe recesionit.

“Gjëja e fundit që ata duan të bëjnë është të hyjnë në grevë, por qeveria nuk u ka lënë zgjidhje tjetër”, tha zyrtarja e GMB, Rachel Harrison.

Sistemi shëndetësor në Britani tashmë po përballet me protesta të mijëra infermierëve për rritje rrogash.

LEXO EDHE:

Back to top button